Flash News

KRYESORE

Deutsche Welle: Rama nuk rrëzohet me protesta. PD e destinuar të bëjë marrëveshje me PS

Deutsche Welle: Rama nuk rrëzohet me protesta. PD e destinuar të

Stacioni Deutsche Welle vijon të pasqyrojë në detaje situatën politike në vend. Në një artikull me titull: “Kriza politike vazhdon”, DW shkruan se Partia Demokratike është në situatë të vështirë për shkak se ka refuzuar të dialogojë më mazhorancën. Po ashtu, evidentohet se ka pak gjasa që opozita të rrëzojë kryeministrin Edi Rama përmes protestave.

“Refuzimi i deritanishëm i dialogut dhe rifillimi i protestave e vendos PD përballë situatash të vështira. Gjasat që t'ia dalë mbanë me protestat e vjeshtës të rrëzojë Ramën janë të pakta. Në protestat kombëtare shkurt-qershor ajo nuk e arriti këtë synim, po ashtu edhe Lokalet 2019 më 30 qershor u zhvilluan. PD ka përballë opozitën e re parlamentare, të gatshme të bashkëpunojë me maxhorancën socialiste për reformën zgjedhore. Qëndrimi jashtë sistemit mbart rreziqe për ekzistencën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Lidershipi i saj është i vetëdijshëm për këtë rrezik dhe tani për tani duket i mbetur pezull në zgjedhjen politike: protesta apo dialog dhe marrveshje me Ramën”, analiza DW.

Opozita e bashkuar braktisi parlamentin në muajin shkurt, duke argumentuar se kryeministri Edi Rama nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ulja në tryezën e diskutimeve është kushtëzuar me largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore me figura jo politike, ose persona me të kaluar të pastër.

Të fundit