Flash News

KRYESORE

Devoll/ Ushtronin aktivitet të paligjshëm në lojërat e fatit, nis procedimi penal për 5 persona

Devoll/ Ushtronin aktivitet të paligjshëm në lojërat e

Policia e Devollit ka nisur procedimin penal për pesë persona, të cilët akuzohen se ushtronin në mënyrë të paligjshme aktivitet në lojërat e fatit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin po procedojnë në gjendje të lirë shtetasit A. M., 65 vjeç; B. M., 45 vjeç; E. B., 35 vjeç; O. B., 36 vjeç dhe Xh. M., 22 vjeç.

Policia njoftoi se procedimi ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në fshatin Trestenik, në lokalin e shtetasit A. M., i cili ushtronte aktivitetin pa lejen e organeve përkatëse, shtetasit e mësipërm u kapën duke luajtur lojëra fati të palejuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra bixhozi, sasi në lek dhe euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Të fundit