Flash News

KRYESORE

Dezertimi i katër ushtarëve shqiptarë, Agron Shehaj: Një klithmë për ndihmë!

Dezertimi i katër ushtarëve shqiptarë, Agron Shehaj: Një

Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj shprehet se dezertimi i katër ushtarëve shqiptarë është një klithmë për ndihmë. Shehaj shprehet se dezertimi i tyre në Angli është i gabuar, por kjo është një mënyrë që ata gjetën për t’i shpëtuar mjerimit. “Tradhëtarët e Shqipërisë dhe Shqiptarëve janë në qeveri, janë ministrat trafikant dhe të korruptuar”, shprehet Shehaj.

Reagimi i Plotë i Agron Shehaj:

Dezertimi i tyre në Angli është shumë i gabuar por mendoj se per shumicen e shqiptarve ata nuk janë tradhtare, ata janë njerëz të thjeshtë dhe të varfër që gjeten një mënyrë për t’i shpëtuar mjerimit. Refuzimi i tyre për t’u kthyer në Atdhe ndez dritën e alarmit dhe i tregon botës gjendjen e mjerueshme ku jetojnë shqiptarët.

Askush nuk dëshiron të jetojë më aty ku mbizotëron krimi, korrupsioni dhe padrejtësia. Katër të rinj që braktisin misionin e mbrojtjes së atdheut për një jetë më të mirë, janë treguesi i qartë që qytetarëve ju ka shkuar në majë të hundës. Tradhëtarët e Shqipërisë dhe Shqiptarëve janë në qeveri, janë ministrat trafikant dhe të korruptuar.

Të fundit