Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Desada Metaj/ Opinion
Tre ditët e fundit mund të shënohen pa frikë si ditët më të vështira dhe të këqija të PD. Madje kujtoj se dhe në vitin e vështirë 97 apo 98 dhe 2001, prapë kishte më shumë mbështetës që endeshin kot korridoreve apo zyrave të selisë duke turfulluar për komunistët që ishin rikthyer në pushtet me revolucion. Sepse të paktën, atëherë pranë PD kishte ende njerëz që besonin tek vlerat dhe kishin armë të fortë antikomunizmin, një tezë e shvleftësuar fort dhe keq gjatë 8 viteve që demokratët drejtuan qeverinë. Ndoshta që këtu duhet të nisë analiza për humbjen e thellë të së dielës, humbje që ravijëzoi qartë gabimet e lidershipit, ato të trashëguara por dhe të 4 vjeçarit të parë të opozitës.
Askush nuk di të thotë me siguri se qindra mijëra që injoruan dhe zhvlerësuan votën në 25 qershor ishin elektorat i djathtë. Mes tyre ka patur pa dyshim dhe përkrahës të PD, të mërzitur me Berishën apo të pakënaqur me drejtimin e Bashës, por mospjesëmarrja e tyre në të vërtetë ishte goditja më e madhe për PD vitet e fundit. Arsyet mund të kenë qenë të forta, disa ende nuk ja falin PD keqqeverisjen e 3 viteve të fundit në pushtet, ka mes tyre kundërshtarë të mënyrës se si Berisha drejtoi vendin, apo mosbesues të stilit me të cilin Basha udhëhoqi opozitën. Dhe me të drejtën demokratike të votës këta bojkotues të zgjedhjeve dënuan PD edhe pse ndoshta në inat e sipër harruan që timonin e lanë në duart e Edi Ramës, që nuk mund të konsiderohet si e keqja më e vogël në këtë situatë. Kjo pjesë e zemëruar, e inatosur apo indiferente që dënoi PD me braktisje në 25 qershor është në fakt dhe pjesa më pak e përfaqsuar në PD. Për të keqen e saj, këto 4 vjet partia më e madhe në opozitë nuk analizoi dhe vuri kurrë para përgjegjësisë ata që në 2013 e shndërruan të djathtën në hambarin e pasurimit vetjak, rrënimit të vlerave, talljes me ish të përndjekurit dhe ish pronarët, largimin e militantëve të vërtetë dhe afrimin e pazarxhinjve që i bëjnë fresk çdo pushteti.
Për 4 vjet me radhë Lulzim Basha nuk arriti të krijojë dot një frymë të vërtetë opozitare, si ajo që në opozitën e parë i jepte sharm edhe kundërshtarëve që qeverisnin. Personalisht nuk e kam kuptuar kurrë Lulzim Bashën që për 4 vjet priste të rizgjonte shpresën me ish ministra apo ish drejtorë që ditën e kalonin në restorante luksoze e natën bënin çdo pazar të mundshëm me Edi Ramën që të ruanin paratë, vilat, pasuritë dhe makinat luksoze. Nuk e kam vlerësuar as pjesën e re që ai u investua të sillte në PD një grup të rinjsh pa grintë, pa profil publik, meskinë dhe meraklinj të mëdhenj për t’i pëlqyer si ish kryetarit ashtu dhe aktualit. Nëse ata do të ishin të suksesshëm ndoshta “të vjetrit” në PD do të ishin larguar. Në 4 vjet opozitë, PD përfaqsohej në parlament nga dy apo tre zëra të vjetëruar ndërsa në debatet publike përballej me papagaj pa formë dhe ngjyrë.
I vetmi aksion i vërtetë politik, ‘Çadra e Lirisë’ ishte mekanizmi i vetëm që arriti t’a nxirrte PD-në nga apatia e gjatë. Për herë të parë Lulzim Basha nisi të bindë dhe më skeptikët se ai vërtet kishte frenat e partisë në dorë, se po drejtonte realisht PD-në dhe po i jepte oksigjen frymës së munguar opozitare. Për 3 muaj të gjatë dhe të vështirë ai u përball denjësisht me qeverinë, artikuloi akuza të qarta që gjetën mbështetje të gjerë dhe mbi të gjitha u ravijëzua si lideri i ri i së djathtës që ndoshta po zëvendësonte Sali Berishën. Diçka nisi të ndryshojë kur ai nënshkroi marrëvshjen me Edi Ramën. Ndoshta presioni ndërkombëtar, frika i të ndjerit i përjashtuar nga procesi elektoral, përgjegjësia për t’u përballur me situata bojkoti të panjohura më parë mund të kenë qenë faktorë qe ndikuan negativisht në zhvillimet e mëtejshme politike. Marrja e 6 ministrive, por më shumë e drejtorive thuajse pa rëndësi për zgjedhjet që ishin në prag, ngritën automatikisht dyshime për pazare të mundshme me Edi Ramën. Heshtja dhe mostransparenca e takimeve,”dashuria në distancë”, lufta e çakenjve që vunë në mes LSI, gjuha e vagullt dhe mesazhet jo të qarta, hapësira për të nënkuptuar bashkëqeverisje në vazhdim me Ramën ishin padyshim faktorë rrënues të fushatës e cila që ditën e parë nisi me një tufë të pakënaqurish që nuk e gjetën emrin në listat e deputetëve.
A bëri gabim Lulzim Basha kur nënshkroi marrëveshjen me Edi Ramën? Kjo është një analizë që duhet bërë në PD edhe pse përgjegjës për të është direkt kryetari me funksione të ngrira. A pati gabime fushata e PD? Edhe kjo është një tjetër analizë që nuk duhet anashkaluar. Sepse gabime pati dhe jo pak. Por a mund të jenë pjesë e kësaj analize ata që nuk punuan asnjë ditë në fushatën e vakët dhe të shkurtër të PD? A mund të jenë sot flamurtarë te kryqëzimit të Lulzim Bashës ata që dhe gjatë 3 muajve të çadres ishin thjesht turistë të saj? Vetëm më një sy të shpejtë konstaton fare thjesht se firmëtarët kundër Bashës në fakt, që kanë firmosur për 8 a më shume vite vetëm në bordero shtetërore, po të bashkojnë pasuritë e deklaruara dhe ato të fshehura mund të rrisin GDP-në e Shqipërisë. Ajo listë me ish ministra milionerë (në euro), ish deputetë që nuk justifkojnë as karburantin që shpenzojnë me rrogat që kanë, ish drejtorë apo këshilltarë që në 2005 e nisën karrierën duke tërhequr overdraftin e rrogës në bankë dhe sot jetojnë në luks, janë treguesi më i qartë i inatit dhe mllefit njerëzor. Dhe aspak i një sjelljeje politike e atyre që të paktën pretendojnë se janë pjesë e saj.
Këta dezertorë që gjatë fushatës punuan kundër PD, sot kërkojnë përgjegjësi për humbjen. Këta që për 4 vjet me shumë pak përjashtime, jo vetëm nuk folën në parlament, por nuk bënë asnje status në FB për zullumet e Edi Ramës, sot kërkojnë ta tërheqin zvarrë Lulzim Bashën nga zyra e tij. Por ata ndoshta kanë harruar që ka një gjë që paratë (sado shumë të kesh) nuk e blejnë dot. Dinjitetin dhe personalitetin nuk e gjen dot në tregun çam të rilindjes që blen dhe shet me raste edhe kundërshtarët politikë. As partinë dhe postet nuk mund t’i mbash përherë dhuratë nga ish kryetari apo si meritë e përdorjes që ai të ka bërë. Ka një moment kur të duhet të paguash për këtë.
Dhe për fatkeqësinë e asaj liste këtë herë kundërshtarët nuk do të përballen me Sali Berishën, por me Lulzim Bashën. Të preferuarin e ish kryetarit, të votuarin prej tyre dhe de facto personin që mund t’i vulosë dhe fundin e karrierës politike. Një pjesë e madhe e asaj liste që po përgatitet për revanshin e fundit në PD, janë ish miq apo bashkëpuntorë të Sali Berishës që ndër vite ka treguar se deri sa të ketë frymën do të tërheqë çdo fije të mundshme për ta bërë PD të funksionojë sipas mënyrës së tij. Ndaj është fatkeqësi për ata që i kanë qëndruar pranë dhe që nuk e kanë kuptuar se dhe këtë herë nuk e kanë përballjen me Bashën, por me Berishën.
Jo të drejpërdrejtë, por të zbukuruar ashtu siç vetëm doktori di ta bëjë lojën. Diabolizmi politik i atij që e mbajti PD në këmbë në ditët e vështira të 97 nuk mund t’ja fal vetes dhe t’ja lerë partinë disave që ai vetë i zgjodhi, i dha poste e ofiqe madje mbylli dhe njërin sy kur i pa që pasuroheshin. Sepse sot më shumë se garë në PD, opozita ka përballë një sfidë të madhe, mbijetesën përballë një mazhorance që ka shumë vota, shumë para dhe pushtet. Dhe nuk ka asgjë më urgjente se krijimi i një fronti të madh përballë Edi Ramës. Por këtë flirtuesit me pushtetin nuk e bëjnë dot, ndaj kanë zgjedhur rrugën që u duket më e thjeshtë…por që mund të jetë plot të papritura.
*Titulli i autores: Opozita mes gabimeve dhe milionave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38