Flash News

KRYESORE

DFB Pokal: Bayern përmbys Bochum-in, Muller rikthen nuhatjen

DFB Pokal: Bayern përmbys Bochum-in, Muller rikthen nuhatjen

Bayern sonte ka vuajtur tejmase për të gjetur fitoren 2-1 në ndeshjen kundër Bochum-it, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Bavarezët kanë qenë duke humbur deri në minutat e fundit të takimit, gjersa gjetën dy golat e fitores me dyshen Gnabry-Muller.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendësve, të cilët falë autogolit nga Davies morën epërsinë dhe treguan nivel të mirë loje. Talenti i Bayern-it dërgoi topin në rrjetë në mënyrë të turpshme dhe kjo ishte një dhuratë prej tij për rivalët.

Lewandowski, Coutinho dhe Muller u futën në fushë në pjesën e dytë, pasi ishin në stol. Tolisso, Coman dhe Perisic u lanë vendin dhe kjo funksionoi për trajnerin Kovac, sepse dy gjermanët shënuan dhe i dhanë skuadrës fitoren.

Muller me këtë gol rifiton nuhatjen para porte, gjë që i ka humbur së fundmi. Ndoshta trajneri Kovac do të mendohet edhe një herë në janar, para se ta shesë - bazuar në shkrimet e medias. Me këtë fitore, Bayern kualifikohet në 1/8-at e Kupës së Gjermanisë.

Të fundit