Flash News

KRYESORE

Dha dokumente pronësie në bregdet në kundërshtim me ligjin, shpallet në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t

Dha dokumente pronësie në bregdet në kundërshtim me ligjin,

Është shpallur në kërkim ish drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi. Ai akuzohet për shpërdorim detyre kur mbante këtë post drejtues, për legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, kryesisht në vijën bregdetare.

Me po të njëjtën akuzë, u arrestua dhe më pas u lirua nga gjykata punonjësja e këtij institucioni Lusiena Kola. Aktualisht, ajo hetohet e lirë.

Dyshja në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentet e pronësisë në zonën bregdetare, por edhe në pjesë të tjera të qytetit të Durrësit.

Të fundit