Flash News

KRYESORE

Dha dorëheqjen pas arrestimit të të atit për falsifikim vizash në SHBA, Rama firmos lirimin nga detyra të zv.ministres së Arsimit

Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të zv.ministres së Arsimit Lorena Haxhia.

 

 

 

 

 

 

 

Ajo dha dorëheqjen për shkak se babai i saj u arrestua mes 22 personash të akuzuar për falsifikim vizash drejt SHBA.

I ati Eduart Haxhia u arrestua në operacionin “Crystal Eagle” për falsifikim pasaportash dhe trafikimit të klandestinëve jashtë Shqipërisë.

52 vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lorena Haxhia u emërua në ministrinë e Arsimit në shkurt 2019, pas një karriere në media.

Të fundit