Flash News

KRYESORE

Dha dorëheqjen pasi fshehu skandalin e deputetit të Ramës, Artan Didi shfaqet në krah të Fatmir Xhafajt

Dha dorëheqjen pasi fshehu skandalin e deputetit të Ramës, Artan

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj vijon turin e takimeve në SHBA, por ajo që bëri përshtyje gjatë ditës së sotme ishte shfaqja e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didit në krah të ministrit.

Ky i fundit mungonte në publik që prej dorëhqjes në mars të vitit 2015, pasi fshehur një urdhër-arrest të Interpolit ndaj ish-deputetit të Partisë Kristian-Demokrate, Mark Frroku i cili ishtë pjesë e koalicionit të Partisë Socialiste. Në atë kohë në krye të dikasterit të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri.

“Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejton. Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të INTERPOL- it dhe të shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri përpara përgjegjësisë penale, cenoi në një farë mase imazhin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin. Për këtë arsye, duke vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit, të cilin unë e drejtoj, vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, shkruante Didi në tekstin e dorëheqjes së tij.

Të fundit