Flash News

KRYESORE

Dha dorëheqjen si gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni propozohet për deputet

Dha dorëheqjen si gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni

Gjin Gjoni, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, është propozuar për deputet nga baza e PD në Tiranë dhe Lezhë, në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Gjoni i paraqiti Këshillit të Lartë Gjyqësor më 17 korrik 2020 kërkesën për dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e gjyqtarit të Apelit të Tiranës.

Në letrën dërguar qeverisë së gjyqësorit, Gjin Gjoni thotë se përgjatë 27 viteve karrierë në drejtësi nuk iu është nënshtruar presioneve të kriminelëve apo njerëzve të veshur me pushtet. Ai hedh akuza të forta ndaj institucioneve të vetingut, të cilat, sipas tij, po hedhin në rrugë gjyqtarë e prokurorë që nuk u bënë shërbëtorë të pushtetit.

Po ashtu, Gjoni thotë se përgjatë shtatë viteve të fundit i është dashur të përballojë sulme politike të paskrupullta në adresë të tij dhe familjes, që sikurse thotë, i drejtoheshin vetëm sepse nuk pranoi t’i nënshtrohej pushtetit.

Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Me largimin si gjykatës në Apel, Gjin Gjoni largohet edhe si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Të fundit