Flash News

KRYESORE

Dha dorëheqjen sot, Taulant Muka të tjera kritika për Ministrinë e Arsimit: Pengesa jo vetëm për mua, por për çdo punonjës

Dha dorëheqjen sot, Taulant Muka të tjera kritika për

Pas dy javësh në detyrë Taulant Muka njoftoi dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit. Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, Muka bënte të ditur edhe arsyet e dorëheqjes.

“Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme”, shprehej Muka në letrën dërguar Ramës.

Ndërkohë, në një intervistë për Shqiptarja.com, Taulant Muka ka shtuar kritikat ndaj Ministrisë së Arsimit duke thënë se ishte pengesë jo vetëm për atë por për çdo punonjës tjetër.

“Ministria e Arsimit, e ngurtëzuar, s’bëja dot asnjë veprim. Pengesa, jo vetëm për mua, por për çdo punonjës tjetër. Institucioni i MASR, i bunkerizuar. Në MASR, çdo gjë është e përqëndruar, dhe s’mund të protokolloja asnjë letër të thjeshtë”, u shpreh Muka.

Të fundit