Flash News

KRYESORE

Dha intervistë për Top Channel, Albi Nako ironi apo vendim të prerë për balerinin? “Je i pushuar nga puna”

Balerini i Tv Klan, Graciano Tagani ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Pop Culture’ në Top Channel, dhe një pjesë të videos e ka publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’.

Menjëherë ka replikuar në profilin e Gracianos drejtuesi i trupës së baletit në Tv Klan, Albi Nako, i cili pasi e pyet se ku e ka dhënë intervistën, e lajmëron se është i pushuar nga puna.

Pas këtij komenti, Graciano ka reaguar i lumtur duke thënë se e ka pritur me kohë këtë moment.

Gjithsesi, më shumë se një vendim i prerë i Albit, komenti është një ironi për drejtuesit e Top Channel, të cilët nuk lejojnë personazhet e tyre të japin intervista për televizionet e tjera, duke marrë edhe masa të ashpra, si largimi nga puna.

Të fundit