Flash News

KRYESORE

Dha leksione kundër bojkotit, ish-ambasadori Çejku kritikon Zaevin: Ti vetë braktise parlamentin për 18 muaj

Ish-ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku ka kundërshtuar deklaratat e kryeministit Zoran Zaev, që i bëri thirrje opozitës të jetë e kujdeshme ndaj vendit. “Cdokush ka të drejtën e demonstratave, por gjithmonë të kemi kujdes për ardhmërinë e vendit”.

Në studion e lajmeve në ‘Ora News’, Çejku i kujtoi Zaevit se nuk ka shkëlqyer me opozitarizmin e tij, duke i kujtuar 1 vit e gjysmë bojkot. Po ashtu, për diplomatin gjithë çfarë tha Zaev plotësoi tablonë e një vizitë më tepër politike sesa shtetërore.

“Nuk kemi çfarë të mësojmë shumë nga opozitarizmi i Zaev pavarësisht se u përpoq që në krah të mikut të tij edhe ideologjik, pasi të dy janë kryeministra të së majtës, ti ofrojë një lloj ndihme edhe si leksion politik për opozitën. Mendoj se ishte një leksion i nxituar pasi pavarësisht problemeve që ka pasur qeveria Gruevski edhe opozita e Zaevit është një opozitë që është kritikuar në Maqedoni.

Zaev nuk hyri në Parlament për më shumë se 1 vit e gjysmë, nga prilli i 2014 deri në shtator-tetor të 2015. Nuk është se ka shumë leksione në Ballkan për të ofruar kur është fjala për kriza politike. Precedenti i krijuar në Shqipëri nuk është i ngjashëm me atë të Maqedonisë dhe kriza në Shqipëri kërkon një qasje tjetër specifike. Kjo në këndështrimin tim plotësoi tablonë e një vizite gati më shumë politike sesa një takim shefash të ekzekutivit”, deklaroi Çejku.

Të fundit