Flash News

KRYESORE

“Dhashë fjalën, ndërtesa të shembet”, heroi i Ramës dhe Veliajt mbetet pa shtëpi me pezullimin e projektit

“Dhashë fjalën, ndërtesa të shembet”, heroi i

Ukë Çelkolaj ishte një ndër personazhet më të përfolur të protestës së banorëve të "Unazës së Re”, duke u shpallur madje nga disa media të majta edhe si hero, pasi kërkoi vetë t’i prisheshin dy shtëpitë e tij te vogla për t'i hapur rruge projektit te dyshimtë.

I bërë i njohur pas takimit me kryebashkiakun Veliaj në ambientet e bashkisë, ai nuk u ndal me kaq, por u kërkoi banorëve të tjerë që të heqin dorë nga aktet jo qytetare dhe të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës, në të mirë të zhvillimit të qytetit.

“S’kemi arsye të dalim kundër projektit, kundër zhvillimit, përderisa kjo është për të mirën e të gjithë komunitetit dhe të gjithë banorëve në Tiranë. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohet Tirana. Ky është mesazh për të gjithë njerëzit, të ndërgjegjësohen, të mos pengojnë zhvillimin e Tiranës. Ky është mesazh për të gjithë, sepse është e mirë për të gjithë ne”, theksoi Ukë Çelkolaj.

Edhe kryeministri Rama e përgëzoi përmes një statusi në ‘Facebook’, duke pohuar se Çelkolaj zgjodhi të reflektonte duke dhënë një shembull kuptimplotë për të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit të Unazës së Re.

Dhe dy shtëpitë e tij të vogla u prishën, nën efektin e kamerave dhe me pasqyrim të gjerë mediat, por Çelkolaj nuk e kishte menduar se do mbetej pa shtëpi me anulimin e projektit të përkohshëm nga ARRSH.

Shkak është bërë publikimi i skandalit se kompania ‘DH Albania’, që ka fituar një prej lotin që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja, rezulton të ketë falsifikuar dokumentat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fitojnë banorët e ‘Unazës së Re’, ARRSH tërhiqet nga projekti: Presim informacione nga SHBA

https://www.youtube.com/watch?v=73xnxisR_M8

Të fundit