Flash News

KRYESORE

“Dhe në komunizëm arrestoheshin gazetar e artistë”, Balliu: E kemi detyrë ta shpëtojmë vendin nga ky kriminel

“Dhe në komunizëm arrestoheshin gazetar e artistë”,

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu deklaroi se opozita e Bashkuar do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve, pasi sipas tij është detyra e tyre për ta shpëtuar vendin nga Edi Rama që po e çon vendin në diktaturë.

“Do të merren të gjitha vendimet politike, do diskutohet me të gjithë qytetarët prandaj po e theksoj se këtu nuk është çështje çdo bëjë njëri ose tjetri. Do e bëjmë të gjithë së bashku, nëse nuk bëhemi bashkë krimi fiton, nëse lejojmë që të degradojë shoqëria pa histori, pa kulturë atëherë ligësia dhe krimi do jetë në majë siç ka ndodhur.

PD dhe opozita ka qenë dhe do të mbetet krah qytetarëve. E kemi detyrë kombëtare të shpëtojmë vendin nga një kriminel.

Çfarë ndryshimi ka me komunizmin, a nuk ishin gazetarët, artistët që futeshin në burg?”, tha Balliu.

Të fundit