Flash News

KRYESORE

“Dhëmbi i pjekurisë” i hap probleme Dua Lipës, anulon koncertet me Bruno Mars

Dua Lipa ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye i është dashur të anulojë dhe koncertet. Dhëmbi i pjekurisë i ka nxjerrë probleme Dua Lipës. Nëpërmjet një video në Instagram e shohim Dua Lipën me fytyrë të enjtur dhe tregon se ka dhe dhimbje. Sipas saj, dentisti dhe kirurgu oral, i kanë sugjeruar këngëtares që ta heqë dhëmbin menjëherë dhe sigurisht ky lloj operimi oral, kërkon kohën e nevojshme për shërim. “Më vjen shumë keq që më duhet të anuloj disa nga koncertet me Bruno Mars. Kam qenë duke performuar nën dhimbje të madhe për shkak të dhëmbit të pjekurisë dhe siç më kanë sugjeruar dentisti dhe kirurgu im oral, më duhet ta heq dhëmbin. Po e shijoja shumë këtë turne dhe jam e mërzitur që gjërat shkuan kështu, por shpresoj se do të kem rikuperim të shpejtë dhe të rikthehem”, ka shkruar Dua.

Të fundit