Flash News

KRYESORE

Udhëzimi i Ambasadës për ata që janë të martuar dhe aplikojnë për Lotarinë Amerikane

Udhëzimi i Ambasadës për ata që janë të martuar

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një udhëzim i cili duhet të merret në konsideratë nga të gjithë ata që duan të aplikojnë në lotarinë amerikane.

Ambasada saktëson edhe një herë se ata që kanë aplikuar përpara datës 18 tetor do t'ju duhet të dorëzoni një aplikim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimit. Ambasada thotë se duhet të regjistroheni vetëm një herë si aplikant kryesor gjatë periudhës 18 tetor – 22 Nëntor 2017.

“Nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj”, thuhet më tej në njoftimin e publikuar.

Njoftimi i plotë i ambasadës

Përshëndetje të gjithëve! Ju lutem mbani mend, periudha e re e regjistrimit për DV 2019 është aktualisht e hapur dhe mbyllet të mërkurën, më 22 nëntor 2017. Nëse keni aplikuar përpara datës 18 tetor 2017 për DV-2019, aplikimi juaj nuk do të merret në konsideratë dhe do t'ju duhet të dorëzoni një aplikim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimit. Ju NUK do të skualifikoheni për shkak se po aplikoni sërish, por mbani mend që ju duhet të regjistroheni vetëm një herë si aplikant kryesor gjatë periudhës 18 tetor – 22 Nëntor 2017. Nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët kur aplikuat në datat 3-10 Tetor 2017. Lexoni udhëzimet përpara se të aplikoni: https://go.usa.gov/xnruQ.  

Të fundit