Flash News

KRYESORE

Dhimbja i është kthyer në forcë, Rozana Radi tregon me humor si ngatërroi varrimin e të atit

Dhimbja i është kthyer në forcë, Rozana Radi tregon me humor

Rozana Radi, së fundmi edhe moderatore, ka treguar për “ Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt se si ngatërroi varrimin e të atit duke shkuar në një tjetër varrim.

Ajo së bashku më miqtë e saj këngëtarë shkuan për t'i dhënë lamtumirën e fundit të atit të Rozit, vetëm kur kjo e fundit e cila është katolike ka parë hoxhën të afrohej, e ka kuptuar se ishte ngatërruar.

“U habita kur pashë që po vinte Hoxha se ne jemi katolikë, por thashë është çmendur mami. Kulmi ishte kur një nga burrat në varrim tha le të fikim cigaret për të ndjerin Skënder, aty u ktheva nga miqtë e mi këngëtarë që filluan të qeshnin. Se shqiptarët vdesin të paragjykojnë do thonë ‘si ngatërroi varrin e të atit’, por unë i tregoj me humor këto histori sepse dhe im atë para se të vdiste tha që në varrimin tim s’dua të qajë njeri. Se sa më dhemb dhe se si ia kam dalë e vetme në jetë pa dy prindërit e mi, atë e di vetëm unë”,- u shpreh Rozana.

 

Të fundit