Flash News

NDËRKOMBËTARE

“Dhimbja juaj është e jona!” Turqia solidarizohet me Athinën, gazetat hapen me tituj në greqisht

Turqia, ashtu si shumë shtete europiane është solidarizuar me Greqinë, ku për shkak të zjarrit masiv në Athinë deri më tani raportohen për 77 viktima, qindra të plagosur e të tjerë të zhdukur.

Mediat turke i kanë kushtuar titujt e faqeve të para tragjedisë me të cilën po përballet Greqia. Në një shfaqje mbështetje dhe solidariteti, gazeta turke Cumhuriyet botoi një titull në greqisht “Bashkohemi me dhimbjen tuaj”.

Ndërsa gazeta në Veri të Qipros “Havadis” me titull në Greqisht shkruante: “Dhimbja juaj është dhimbja jonë”. Në një fatkeqësi të tillë, të gjithë janë bërë bashkë për të mbështetur njetri-tjetrin.

Të fundit