Flash News

KRYESORE

Dhimitri flet për 'drekat e darkat sekrete': Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës rezultoi një flluskë sapuni

Dhimitri flet për 'drekat e darkat sekrete': Komisioni Hetimor

Deputetja Fatjona Dhimitri e ka konsideruar një flluskë sapuni Komisionin  Hetimor i ngritur një vit më parë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, por që si përfundim u tërhoq.

Gjatë fjalës në Kuvend me minutazh të limituar, deputetja thotë se ndarja e pushteteve nuk manifestohet as në përqafimet as në drekat e darkat sekrete dhe as në unitetin midis kryeministrit dhe Presidentit si dikur

“Dekretet e Presidentit mund edhe të mos i pëlqejnë qeverisë apo zotit Kryeministër. Por pyetja është: A kemi ne një ndarje pushtetesh në Shqipëri apo Shqipëria për shkak të mendësive totalitare po shkon drejt asaj që ndarjen e pushteteve ta quajë tradhëti dhe krim? Ndarja e pushteteve nuk manifestohet as në përqafimet as në drekat e darkat sekrete dhe as në unitetin midis Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës, si dikur kur kërkohej unitet i çelniktë midis Mehmetit Shehut dhe Haxhi Lleshi!

Kjo do të ishte monizëm dhe totalitarizëm! Ndarja e pushteteve në një shtet ligjor manifestohet pikërisht kur bartësit e pushteteve të ndryshme janë edhe në kontradiktë me njeri tjetrin dhe kur kjo kontradiktë rregullohet e zgjidhet sipas Kushtetutës.

Presidenti i Republikës në Dekretet e tij presidenciale ka vepruar në respektim dhe mbrojtje te Kushtetutës, Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit rezultoi një flluskë sapuni ashtu siç është gjithë propaganda e Edi Ramës për të minuar pushtetet në këto 7 vite qeverisje!

.Komisioni i Venecias ja përplasi në fytyrë të vërtetën Kuvendit lidhur me emërimet nepotike ne Gjykatën Kushtetuese; Censurën mbi lirinë e shprehjes që do të sillte Paketa Antishpifje; Zgjedhjet moniste të 30 qershorit! Do të ishte në nderin tuaj sic dhe jua sugjeroi një kolegu juaj ti kërkoni më mirë falje Presidentit sesa të gatuani ketë çorbë pa nder.

Keni krijuar rreth vetes një mjedis moral të përlyer por mos u mundoni t'i ndotni dhe ata që respektojnë ligjet e Kushtetuten, jo të gjithë ju ndjekin pas”-tha deputetja Dhimitri.

 

Të fundit