Flash News

KRYESORE

Dhjetë portierët më të shtrenjtë në histori; Kepa Arrizabalaga vendos rekord të ri

Dhjetë portierët më të shtrenjtë në histori; Kepa

Klubi anglez i Chelsea ka njoftuar se është gati të paguajë klauzolën 80 milion euro për të blerë portierin e Atetikos së Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.

Nëse një transferim i tillë do të ndodhë, atëherë 23-vjeçari do të thyente rekordin e vendosur pak ditë më parë nga Alisson Becker, që u transferua për 73 milion euro nga Roma te anglezët e Liverpool.

Listës mund t’i shtohet edhe Thibaut Courtois që pritet të transferohet nga Chelsea te Reali i Madridit për 35 milion euro.

Lista e plotë:

1- Kepa Arrizabalaga (Atletico Bilbao – Chelsea, 80 milionë euro);

2- Alisson Becker (Roma – Liverpool, 73 milionë euro);

3- Gianluigi Buffon (Parma – Juventus, 52.8 milionë euro);

4- Ederson Moraes (Benfica -Manchester City, 40 milionë euro);

5- Manuel Neuer (Schalke – Bayern Munich, 30 milionë euro);

6- Jordan Pickford (Sunderland – Everton, 28.5 milionë euro);

7- Francesco Toldo (Fiorentina – Inter, 26.5 milionë euro);

8- Bernd Leno. (Bayer Leverkusen – Arsenal, 25 milionë euro);

9- De Gea (Atletico Madrid – Manchester United, 25 milionë euro);

10- Alex Meret (Udinese – Napoli, 22 milionë euro);

Të fundit