Flash News

KRYESORE

Dhjetëra të vdekur në Genova, Ambasada shqiptare në Itali jep të dhëna për ngjarjen

Dhjetëra të vdekur në Genova, Ambasada shqiptare në Itali

Deri më tani raportohet për 11 viktima në Itali, për shkak të shembjes së urës në Genova.

Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar dhe Ambasada Shqiptare në Itali.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Facebook, ambasada bën me dije se deri më tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur shqiptarë.

“Ambasada ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova.

Deri tani nuk kemi informacione nese mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë.

Qendrojmë në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur kërkesave për asistencë.

Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115”, shkruhet në faqen e Ambasadës.

Të fundit