Flash News

KRYESORE

Dhjetëra të vrarë në një sulm të dyshuar kimik në Siri

Dhjetëra të vrarë në një sulm të dyshuar kimik

Të paktën 70 persona kanë vdekur pas një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian Duma, pranë Damaskut. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Al Xhazira.

Organizatat vullnetare që operojnë në këtë zonë thanë se pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë. Të plagosurit janë me qindra dhe shumë prej tyre në rrezik për jetën.

Shtetet e Bashkuara thanë janë duke monituar nga afër mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga forcat e qeverisë siriane dhe Rusia, duke shtuar se ata do të mbahen përgjegjës nëse vërtetohet se janë kryer sulme me armë kimike. “Historiku i qeverisë siriane në përdorimin e armëve kimike ndaj popullit të vet, nuk vihet në diskutim”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Neurte.

Të fundit