Flash News

KRYESORE

‘Dhjetra të tjerë me rekorde kriminale’, Basha: Dënoj heshtjen e Ramës dhe Arta Markut për Kajmakun

‘Dhjetra të tjerë me rekorde kriminale’, Basha: Dënoj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se dënon heshtjen e Edi Ramës për rastin Kajmaku, i cili, sipas kryedemokratit, duhej të ishte marrë nga prokuroria 24 orë pasi PD bëri publike dokumentet se kryebashkiaku i Vorës ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

Gjatë një deklarate për mediat, Basha tha se dënon, gjithashtu, edhe heshtjen e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku. Sipas tij, kjo heshtje tregon krizën e Prokurorisë që godet të pambroujturit dhe mbron ata që shkelin ligjin.

Pyetjes së gazetarëve nëse ka emra të tjerë përveç Kajmakut dhe Pjetrit, Basha ju përgjigj se, ka dhjetra persona të tjerë të kandiduar nga kryeministri, Edi Rama. Raste, të cilat, sipas Bashës, janë marrë në shqyrtim nga PD.

Deklarata e Bashës

PD po shqyrton të gjitha raste, bëhet fjalë për dhjetra perosna me rekorde kriminale të kandiduar nga Rama.

Dënoj heshtjen e Edi Ramës nga 24 orët që PD publikoi dokumenet zyrtare se Kajmaku është në shkelje të ligjit të dekriminalozimit, dhe duhet që sot të ishte marrë nga prokuroria. Dënoj edhe heshtjen e Prokurorisë, që si një shtojcë bën lëvizje propagandistike.

Pse hesht Arta Marku? Kajmakun e bëjnë përgjegjës para drejtësië. Kjo tregon se Kajmaku u kandidua me bekimin e Ramës, kur ky i fundit i dinte këto të vërteta, që ishte person që nuk mund të kandidohej, e që ka llogari të hapura edhe me drjetësinë shqiptare. Tregon krizën e Prokurorisë ku të pambrojturit goditen, kurse ndaj atyre që janë në shkelje të ligjit, si Kajmaku e Pjetri, Prokuroria nuk ka nisur procedurat, por mbrohen nga Rama. Krimi i organizuar me mbështetje politike është aty se mbrohen e promovohen nga Rama.

Të fundit