Flash News

KRYESORE

Dhoma Kombëtare e Tregtisë: Ndryshimi i qeverive, përmirëson klimën e biznesit

Dhoma Kombëtare e Tregtisë: Ndryshimi i qeverive, përmirëson

Kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Elizabeta Katiaj në emisionin “Ekopolitikë” deklaroi se Shqipëria në të shkruar është e përsosur, ka dispozita ndërkombëtare, por jo të gjitha zbatohen. Sipas saj ndryshimi i qeverisë sjell ndryshime në klimën e biznesit. Katiaj, që ka zevendesuar në këtë pozite Nikolin Jakën, u shpreh se sot shoqatat që veprojnë në nivel privat, sot bëjnë më shumë punë se dhomat e tregëtisë.

Më zgjoi një studim të fundit që tentova të bëja për zonat e lira dhe investimet e huaja. Grumbullova të gjitha VKM-të ndër vite, diku tek 13 koncesione zona të lira, ndërkohë ishin 0 investime dhe 0 punësime. Këto gjëra bëhen për shumë arsye. Vijnë edhe të huaj bëjnë gjërat e tyre, qoftë edhe vijnë marrin një liçencë dhe tregëtojnë letra, liçenca. Thjeshtë është një lloj biznesi. Në vendet në zhvillim këto janë forma dhe mekanizma të njohura. Nuk ka asnjë strategji të mirëfilltë. Në të shkruar Shqipëria është e përsosur. Në histori Shqipëria ka ligje të mira, dispozita ligjore të standardeve ndërkombëtare. Ndërrimi i qeverisë shpesh herë, ndryshimi i paketave fiskale shpesh herë sjellin ndryshime në klimën e  biznesit, ndryshimi thuhet me grupe interesi, por me kë grup interesi? Kur nuk ka një përfaqësim të denjë të një sistemi të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë në Shqipëri, i cili është i vetmi institucion publik i themeluar me një ligj të veçantë, për të mbrojtur interesat e biznesit dhe për të bërë oponencën e qeverisë për interesat e sipërmarrjes. Shoqatat janë një formë konkurrence më tepër në nivel privat dhe sot bëjnë më shumë punë se dhomat e tregëtisë”, deklaroi ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=lSj1FqD3tQ0

Të fundit