Flash News

KRYESORE

"Dhuna dhe ato pamje të turpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë!", Meta reagon pas publikimit të raportit mjeko-ligjor nga Alfred Lela

“Dhuna dhe ato pamje të turpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë!”, kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta në një reagim të tij pas publikimit të raportit mjeko-ligjor nga analisti Alfred Lela për dhunën e ushtruar ndaj tij nga policia pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale Meta ka ripostuar foton e raportit mjeko-ligjor të bërë publik nga Lela ditën e sotme, por edhe foto me shenja dhunë në trupin e analistit.

Kujtojmë se, analisti Alfred Lela u dhunua nga efektivët e policisë gjatë protestës së artistëve dhe qytetarëve pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, në 17 Maji.

Të fundit