Flash News

KRYESORE

Dhuna e policisë, deputetja-Lleshajt: Një episod i tillë ka ngjallur protesta të ashpra në SHBA

Deputetja e opozitës parlamentare Fatjona Dhimitri i ka kërkuar llogari ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj mbi dhunën e ushtruar nga policia e shtetit ditën kur u shemb godina e teatrit kombëtar në 17 maj.

Teksa ministri deklaroi sërish se policia ka ushtruar detyrën e saj dhe se nuk shkoi në aksion me iniciativë të saj, deputetja i tregon disa raste me foto në foltore për të faktuar dhunën e ushtruar nga policia ditën e shembjes së godinës së TK.

“Këtu policët godasin qytetarët protestës, cili është agresioni i këtij individi veç mbrojtjes së tij, ndërsa efektivët e dhunojnë barbarisht. Një episod i tillë në SHBA ka ngjallur protesta, e ke parë? Dhunës suaj nuk i kursehen as gratë, janë raste për ty kaluar radhën apo jo?”, u shpreh Dhimitri.

Ndërsa më herët, duke folur edhe për rastin e incidenteve me përfaqësues të mediave, sic ishte rasti i gazetarit Alfred Lela, Lleshaj tha se policia nuk njeh hierarki vec ligjit.

“Policia nuk njeh hierarki në misionin e saj vec ligjit. Atë ditë pati dy incidente me dy përfaqësues të medias, por që nuk kanë qenë në ushtrim të detyrës së tyre, por kanë ndërhyrë dhe kanë penguar me dorë fizikisht policet femra gjatë kryerjes së detyrës, duhet se kjo përbën vepër penale dhe këtë të drejtë nuk e ka as media dhe as ministri”, u shpreh ministri.

Të fundit