Flash News

KRYESORE

Dhuna e policisë ndaj protestuesve, Balliu dorëzon provat në Prokurori: Është kthyer në 'pastrimin kimik' të kriminelëve

Dhuna e policisë ndaj protestuesve, Balliu dorëzon provat në

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës, prova që sipas tij dëshmojnë dhunën e policisë ndaj qytetarëve që janë ngritur në protestë, kryesisht në zonën e Bregut të Lumit disa javë më parë në Tiranë.

Balliu është shprehur skeptik për punën e organit të akuzës, që sipas tij është bërë palë me policinë për të fabrikuar prova kundër protestuesve, ndërsa i fton qytetarët të bëhen pjesë e protestës kombëtare të opozitës pasditen e 2 qershorit.

“Sot ka një ndasi mes policisë së shtetit dhe policisë së pushtetit të Ramës. Kjo e fundit dhunon qytetarët në protestë, gjendet e dehur në zyrat e qeverisë dhe jep urdhra e dehur.

Dua të bëj ndasi, jo çdo efektiv policie është i këtij standardi, ka të ndershëm por të detyruar të zbatojnë urdhra famëkeq. Ka 4 muaj që Rama me policinë u ka shpallur luftë qytetarëve. Policia është e fokusuar të dhunojë protestues dhe jo të arrestojë bandat. Sot, jetojmë në kohë të vështirë, është krizë dramatike, ekonomike dhe politike për qytetarët.

Dhuna ne bulevard është e papranueshme, sot vazhdon në punë shefi komisariatit nr 4  që u pa duke dhunuar një vajzë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse një revolte mbarëkombëtare për zgjidhjen e kësaj situatë. Ne si PD do jemi në krah të qytetarëve me çdo mjet e mënyrë do u dalim në mbrojtje.

Sot kemi depozituar prova në Prokurori, shpresojmë që organi i akuzës të bëjë punën që duhet të bëjë.

Është e çuditshme se si cdo hetim ndaj Veliajt, drejtorëve të policisë, Ramës e atyre që kanë lidhje me rilindjen vjen një moment e mbyllen, ndërsa hapen hetime pa njoftuar askënd si në rastin e 6 ish deputetëve e thirren si të pandehur. S’kam besim se s’jemi as prokurori, as policia. ata bashkëpunojnë për të fabrikuar prova kundër qytetarëve dhe Prokuroria është kthyer në pastrim kimik për narko-trafikantëve e kriminelëve”, u shpreh Balliu.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-31-at-11.59.37.mp4"][/video]

Të fundit