Flash News

KRYESORE

Dhuna e policisë ndaj studentëve, Sandër Lleshaj refuzon të flasë: Kam agjendë të pandryshueshme

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ka cilësuar të pajustifikueshme mungesën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

Llesha, ishte thirrut për të dhënë llogari për dhunën e uniformave blu ndaj studentëve, por mungoi se nuk mund të ndryshonte axhendën.

“Opozita dërgoi sot një kërkesë tjetër, Ministri Lleshaj duhet të paraqitet në Komision javën që vjen”, shkruan në ‘Facebook’, Albana Vokshi.

Statusi i Vokshit:

Kur “Paradhoma” nuk informon “Prapadhomën”

Ministri I Brendshëm #Lleshaj, në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, #refuzoisot të paraqitej në Komisionin e Arsimit në një Dëgjesë Urgjente, për të raportuar për dhunën e ushtruar ndaj Studentëve nga Policia e Shtetit. Kërkesë kjo e bërë nga Deputetët e #Opozitës në Komision.

“Paradhoma” njoftoi që “prapadhoma” nuk vjen se ka gjëra më të rëndësishme se #Studentët apo të raportoje para Kuvendit.

“Paradhoma” si duket nuk e kishte informuar “Prapadhomën” që paraqitja para #Komisionit ishte e drejtë #Kushtetuese...

#Opozita dërgoi sot një kërkesë tjetër, Ministri Lleshaj duhet të paraqitet në Komision javën që vjen.

 

Të fundit