Flash News

KRYESORE

Dhuna e priftit ndaj fëmijës, Gentian Zenelaj: U shokova, por ndjeva krrupë në shpirt nga komentet e njerëzve

Dhuna e priftit ndaj fëmijës, Gentian Zenelaj: U shokova, por

Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka reaguar pas videos që u bë virale në media dhe në rrjetet sociale në mbarë botën ku shihej një prift teksa dhunonte fëmijën që po pagëzonte.

Zenelaj shprehet se është ndjerë i shokuar nga një akt i tillë, por më keq akoma kur ka lexuar komentet e qytetarëve në përdhosje të njerëzve të fesë për të lartësuar të tjerë.

Reagimi i Gentjan Zenelajt:

E pashë videon e priftit që godet fëmijën dhe u shokova...e pafalshme e papranueshme...e shëmtuar...e ndyrë...e poshtër sjellja e tij....por kur lexova komentet e njerezve...kur lexova përgjithësimet për të sharë një fe dhe për te ngritur një tjetër...kur pashë të materializuar shprehjen "ngrihu prift të ulet hoxha" ose edhe "ngrihu hoxhe të ulet prifti....pashë në komente te pergjithësohen ne përdhosje mijera njerëz të fesë për të lartësuar të tjerë ndjeva krrupë......

Une jam nga familja me besim mysliman...ama im vëlla për zgjedhje personale eshte katolik i pagëzuar.. gruaja ime është orotokse...e fëmijët e mi ..si të dojë zoti e si të zgjedhin vete..O komentues mbajeni gjuhen o njerëz...mos ngulni gozhda të ndryshkura në zemrat tuaja e ne mendjet e atyre që lexojnë komentet tuaja.

Të fundit