Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj anëtarëve të LSI, Luan Rama zbulon 'live' emrat e personave të përfshirë dhe kërkon shkarkimin e Haki Çakos

Dhuna ndaj anëtarëve të LSI, Luan Rama zbulon 'live'

Nënkryetari i LSI, Luan Rama dënoi me forcë dhunën e ushtruar ndaj eksponentëve të LSI gjatë ditës së sotme.

Përmes një konference për shtyp Rama  zbuloi emrat e personave të përfshirë si dhe kërkoi shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako teksa akuzoi se policia nuk ka ndërhyrë.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Dënoj me forcë dhunën e ushtruar ndaj strukturave të LSI.

Sot janë shfaqur me fytyrën e tyre të vërtetë me disa akte dhune, konkretisht është goditur në Fushë krujë, Blerim Çela, koordinator i strukturave tona ku prisnin të fillonin punën atje, persona të armatosur kanë vajtur dhe e kanë qëlluar me levë në kokë. Mosveprimi është skandaloz, pasi persona të shumtë, burra cuba dhe banditë kanë sulmuar dy femra njëra kryetare e LSI dhe tjera kryetare e LRI Pukë. Më konkretisht nga të dhënat rezultojnë të identifikuar persona të përfshirë në sulm të cilët janë pjesë e Rilindjes:

Astrit Kuçi, nënkryetar i Bashkisë Pukë

Pal Doçi, koordinator i Rilindjes në Pukë sëbashku me nipin e tij 

Pllumb Prenga, inxhinier pyjesh në bashkinë Fushë-Arrëz

Për këto raste kemi informuar instancat përkatëse dhe presim reagimin e tyre. Kjo e gjen motivin tek thirrja e Rilindjes për të marrë vota dhe të lënë krimin të lirë. Këto raste dëshmojnë sa e inkriminuar është Policia e Shtetit. I kërkoj ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Policisë Haki Cako, të shefit të komisariatit të Policise ne Berat, drejtorit te policise Berat, shefin e komisariatit Lezhe dhe shefin e komisariatit në Fushë Krujë, në të kundërt mosveprimi në një rast të këtillë përballë këtyre faktve skandaloze është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë shtetërorë përfshirë këtu kryetarin e Rilindjes. 

Kërkoj distancim të menjëherëshëm të strukturave të Rilindjes nga akte të tilla dhune.

Të fundit