Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj arbitrit, Kamza përjashtohet nga Superiorja dhe zbret në Kategorinë e Dytë

Dhuna ndaj arbitrit, Kamza përjashtohet nga Superiorja dhe zbret në

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë vendimin për të përjashtuar klubin Kamzës nga Kategoria Superiore, pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit në ndeshjen me Laçin.

Ky klub do zbresë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë të futbollit të shqiptar, si ndëshkim për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve

Në vendimin e Federatës së Futbollit thuhet: FK “Kamza”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit, në bazë të nenit 64/1/b, 64/1/c), 64/1/e), 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonin 2018-2019 si dhe gjobë në masën 1.000.000 (njëmilion) lek. Në bazë të nenit 29 të KDS, FK “Kamza”, dënohet me zbritjen në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë duke filluar nga sezoni futbollistik 2019-2020.

Komisioni i Disiplinës ka dënuar gjithashtu me 36 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik edhe presidentin e Kamzës, Naim Qarrin, i cili mori pjesë në dhunën ndaj arbitrit. Dy zyrtarë të tjerë të këtij klubi, Andi Matraxhiu dhe Albert Bana, janë dënuar me 36 dhe 18 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike.

Njoftimi i FSHF:

- Zyrtari i FK “Kamza”, Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

- Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur dhe nxitje të urrejtjes e akteve të dhunës, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 52 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

- Zyrtari i FK “Kamza”, Albert Bana, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

Të fundit