Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj deputetëve të PD, reagon Kryemadhi: Beteja sapo ka filluar, ne aty do jemi  

Dhuna ndaj deputetëve të PD, reagon Kryemadhi: Beteja sapo ka filluar,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë pas dhunës së ushtruar ndaj deputetëve të PD nga policia në ambientet e brendshme të Gjykatës së Tiranës.

Deputetët tentuan të hyjnë në sallë por nuk u lejuan nga policia, të cilët më pas shkaktuan konfrontime fizike mes tyre. I lënduar mbeti deputeti Edmond Spaho.

Kryemadhi e cilëson këtë akat si fillimin e fundit të kryeministrit Rama dhe dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të PD.

“Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet. Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve. Asgjë nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre! As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit. Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre. BETEJA SAPO KA FILLUAR!”, shkruan Kryemadhi.

 

Të fundit