Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj fëmijëve/ Anjeza Shabani përsëri në gjyq por si dëshmitare

Dhuna ndaj fëmijëve/ Anjeza Shabani përsëri në gjyq por

Pas dënimit me dy vite burgim të ish-administratores së këtij kopshti, Anjeza Shabani, aktualisht është në proces gjykimi një tjetër edukatore e këtij institucioni. 

Elona Turdiu akuzohet për keqtrajtimin e të miturve. Por ndryshe nga administratorja, që e pranoi akuzën dhe procedoi me gjykim të shkurtuar, Turdiu ka preferuar të bëjë një proces normal gjykimi duke kërkuar dëshmitarë, midis të cilëve edhe vetë ish-administratoren e kopshtit, Anjeza Shabanin. 

Sipas Prokurorisë, Turdiu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të kopshtit. Turdiu është denoncuar nga prindërit e fëmijëve, të cilët e akuzojnë se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, të cilët kane shfaqur shenja të dhunës fizike dhe psikologjike. 

Por këto akuza nuk janë pranuar nga e pandehura, e cila nëpërmjet gjykimit pretendon pafajësinë.

Të fundit