Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj fotografit të Flamurtarit, Komisioni i Disiplinës jep dënimin për Partizanin

Dhuna ndaj fotografit të Flamurtarit, Komisioni i Disiplinës jep

Pas dhunës së shfaqur ndaj fotografit në “Selman Stërmasi”, gjatë ndeshjes Partizani-Flamurtari, Komisioni i Disiplinës, i mbledhur këtë të martë për vendimmarrje mbi ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë Superiore, ka marrë vendime të ashpra për ekipin përgjegjës.

Partizani është dënuar me dy ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës, pra që do të thotë se mbështetësit do t’i mungojnë kur të jetë pritës i kundërshtarëve, por jo si udhëtues ndaj “bardhebluve”.

Dënimi, që shoqërohet edhe me një gjobë prej 200 mijë lekësh, ka ardhur si pasojë e dështimit në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër vlonjatëve, duke mos garantuar sigurinë e një zyrtari të ekipit kundërshtar, siç ishte rasti i fotoreporterit të klubit.

Mes vendimeve të tjera spikat edhe dënimi i Tiranës me 400 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, rast përsëritës ky; ndërsa Skënderbeu për po të njëjtën shkelje por jo në mënyrë të përsëritur është dënuar me 100 mijë lekë gjobë.

Derbi i Tiranës do të zhvillohet të premten në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vetmja vatër futbolli në kryeqytet në pritje të rikonstruksionit të ish-stadiumit “Qemal Stafa”, tashmë i njohur si “Arena Kombëtare”.

 

Të fundit