Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj gazetarit në Dibër/ Reagon OSBE: E papranueshme, të hetohet menjëherë ngjarja

Dhuna ndaj gazetarit në Dibër/ Reagon OSBE: E papranueshme, të

Misioni i OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për dhunën e ushtruar mbrëmjen e të shtunës ndaj gazetarit Ervin Doçi.

OSBE ka bërë thirrje me anë të një postimi në rrjetin social tëiter që autoritet duhet ta hetojnë menjëherë këtë çështje, dhe të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve gjatë raportimit.

Gjithashtu, OSBE thekson se dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme.

“Jam i shqetësuar për dhunën fizike të shtunën ndaj gazetarit të Neës24, Enver Doçi gjatë një operacioni policor në Shqipëri. Dhuna ndaj anëtarëve të medias është e papranueshme. I bëj thirrje autoriteteve të hetojnë dhe sigurojnë mbrojtjen fizike të gazetarëve gjatë raportimit” shkruan përfaqësuesi për median e lirë në OSBE.

Kujtojmë se gazetari u dhunua të shtunën gjatë një operacioni policor në Dibër.

Për këtë ngjarje nuk pati asnjë reagim nga autoritetet, përveç një deklarate të publikuar nga policia ku thuhej se efektivi i policisë kishte vepruar pa kujdes ndaj gazetarit.

Të fundit