Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj gazetarit, reagon drejtori i televizionit: Arroganca s’pyet kur frika për përgjegjësinë është e madhe

Për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Renaldo Salianji, ka reaguar drejtori i lajmeve në televizionin Klan Plus,  Mentor Kikia.

Në Facebook, Kikia shprehet se çështja e grabitjes së parave në Rinas është shumë e ndjeshme aq sa duhet t’i zësh jo derën e sallës së konferencës, por edhe derën e shtëpisë prokurores, ministrit, drejtorit të policisë.

“Por arroganca nuk pyet dhe ajo demonstrohet më hapur, kur frika për përgjegjësinë është më e madhe”, thotë Kikia. Më tej ai shton se prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, të paktën duhet të kërkojë ndjesë për sjelljen e truprojës së saj.

[caption id="attachment_233064" align="alignnone" width="777"] Mentor Kikia-Drejtor i Lajmeve në Klan Plus[/caption]

Reagimi i Mentor Kikisë: 

Kur kryeprokuroren e mbrojnë nga... gazetarët!

Dy njerëz kanë qenë duke bërë punën e tyre këtu. Njëri është truprojë dhe ka për detyrë të mbrojë prokuroren e përgjigjthshme nga kërcënimet që mund ti vijnë për shkak të detyrës. Tjetri është gazetar, Renaldo Salianji i televizionit Klan Plus, dhe ka për detyrë të informojë publikun për çfarë ndodh.

Në këtë rast ai donte ta pyeste prokuroren: A do të hetohen përgjegjësitë administrative lidhur me mungesën e kushteve të sigurisë në aeroportin e Rinasit?

Por i pari, truproja, duke përfituar edhe nga fakti se është më i fuqishëm, e shtyn, e përzë, e flak tutje atë të dytin, gazetarin. Sepse ai po këmbëngulte me një pytetje për të cilën prokurorja nuk dëshironte të fliste.

Të kuptohemi, çështja e grabitjes është kaq shumë e ndjeshme sa duhet ti zësh jo derën e sallës së konferencës, por edhe derën e shtëpisë prokurores, ministrit, drejtorit të policisë...

Profesioni i këtij gazetari quhet pushtet, dhe është vetëm një shkallë më poshtë pushtetit të prokurores. Por arroganca nuk pyet dhe ajo demonstrohet më hapur, kur frika për përgjegjësinë është më e madhe.

Zonja Kryeprokurore! Një ndjesë e vogël, në emër të sjelljes së truprojës tuaj, do të ishte një veprim qytetar.

Ai nuk është një truprojë, por vetëm një burracak. Ndërsa ju nuk duhet të ndjeheni e sigurtë nën ruajtjen e atij që ju mbron nga gazetarët.

Të fundit