Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj ish-deputetit, reagon Basha: Populli është në këmbë dhe nuk trembet e nuk ndalet më!

Dhuna ndaj ish-deputetit, reagon Basha: Populli është në

Pas dhunës së ushtruar ndaj ish-deputetit Luçiano Boçi nga forcat e policisë sot, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një reagim në Twitter, Basha shkruan se populli nuk trembet më dhe se organizatës kriminale të Edi Ramës i ka ardhur fundi.

"As krimi e as policët e inkriminuar nuk e mbrojnë dot më këtë regjim. Organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të saj i ka ardhur fundi. Populli është në këmbë dhe nuk trembet e nuk ndalet më!“, shkruan Basha në Twitter.

Boçi bashkë me një grup qytetarësh, tentoi të bllokojë eskortën e  kryeministrit Rama, kur po shkonte në Librazhd.

Ish-deputeti është shprehur për mediat se është kërcënuar me jetë nga ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, aktualisht nëndrejtor në Policinë e Elbasanit.

https://politiko.al/video-ndalimi-i-luciano-bocit-nga-policia-pd-sjellje-barbare-e-nendrejtorit-te-elbasanit/

Të fundit