Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj Kledian Llahos, reagon Unioni i Prokurorëve: Shteti të mbajë qëndrim!

Dhuna ndaj Kledian Llahos, reagon Unioni i Prokurorëve: Shteti të

Pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme ndaj prokurorit të Vlorës Kledian Llaho, ka reaguar Unioni i Prokuroreve të Republikës se Shqipërisë. Në një reagim në media, unioni ka dënuar ngjarjen ndërsa ka kërkuar mbrojtjen e integritetit të prokurorëve në vend. Raportohet se prokurori i dhunuar ka pasur në shqyrtim një dosje të 50-vjeçarit Viktor Sherifaj, dhe ky i fundit i shoqëruar nga roja është konfliktuar në hyrje me prokurorin.

REAGIMI I UPRSH

UPRSH reagon ne mbrojtje te integritetit fizik te çdo prokurori  qe ushtron detyren ne Republiken e Shqiperise.

UPRSH kerkon me force nga shteti shqiptar,  te mbaje qendrim ndaj dhunes fizike te ushtruar  kunder prokurorit ne Prokurorine  prane Gjykates se shkalles se pare Vlore.

UPRSH pershendet  reagimin e policise se shtetit per arrestimin e autorit te  sulmit  fizik ne zyrat e prokurorise shqipetare.

UPRSH beson se mbrojtja  e prokuroreve eshte detyre e shtetit si nje  obligim  per prokuroret qe jane cdo  dite ne mbrojtje te ligjit dhe interesave te qytetareve.

UPRSH me keqardhje  konstaton se kohet e fundit vihet re nje tendence per sulm kolektiv ndaj trupes se prokuroreve. Prokuroret qe jane ne detyre jane perfaqesues te shtetit dhe shteti ka detyrimin per mbrojtjen e integritetit te tyre fizik  si dhe per nje trajtim me dinjitet.

Të fundit