Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj medias,Vasili i drejtohet Ramës: E vërteta e gazetarëve po të lodh, po të vërtetat nga Katania a i mban dot? Turp!

Dhuna ndaj medias,Vasili i drejtohet Ramës: E vërteta e

Ditën e sotme gjatë fjalës së Saimir Tahirit ndodhi një incident me mbështetësit e ish-ministrit, të cilët ofenduan dhe kërcënuan gazetarën Klodiana Lala.

Për këtë incident ka reaguar dhe Petrit Vasili, i cili me anë të një statusi në ‘facebook’ i drejtohet Ramës, “E vërteta e gazetarëve po të lodh, po të vërtetat nga Katania a i mban dot?” Sipas Vasilit është kryeministri që po dhunon mediat, dhe e konsideron turp një fakt të tillë.

“Kryeministri dhunon median,sa turp.

I lemerisur kryeministri nga fjala e lire e medias.

Dhuna ndaj gazetareve eshte dite turpi per kryeministrin.Eshte shpartallim moral pa kthim per te dhe fitore e madhe e moralit te medias profesionale dhe te pavarur.

E verteta e gazetareve po e lodh shume,po te vertetat,qe vijne dhe po vijne nga Katania a i mbajne dot?”, shkruan Vasili.

Ndërsa përsa i përket mbledhjes së Këshillit të Rregullores që po zhvillohet me dyer të mbyllura,  Vasili shprehet se nuk ka rëndësi, por në fund do merret vetëm një vendim.

“Megjithëse mbledhja këshillit të rregullores për heqjen e imunitetit zhvillohet me dyer të mbyllura,por kjo nuk ka asnje rendesi.

Ne fund ka vetem nje vendim:

Ose votë pro luftes ndaj droges dhe clirim nga narkoqeverisja ose kunder luftes ndaj droges dhe vazhdim te narkoqeverisjes se droges dhe krimit; qendrim te trete nuk ka”, shprehet Vasili në ‘facebook’.

Të fundit