Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj mjekut, reagon ish deputeti: Akt skandaloz, merrni masa për sigurinë e punonjësve të shëndetësisë

Dhuna ndaj mjekut, reagon ish deputeti: Akt skandaloz, merrni masa për

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pasi mjeku dermatolog Zef Doda është goditur sot në spitalin rajonal të Lezhës, teksa bënte detyrën e tij

Spahia i shpreh solidaritetin Dodës dhe iu bën thirrje organeve përgjegjëse që t’u sigurojnë paprekshmërinë mjekëve, në ushtrimin e profesionit të tyre fisnik.

Reagimi i plotë:

MOS I PREKNI MJEKET!

Një tjetër mjek goditet për shkak të detyrës! Mjeku dermatolog Zef Doda është goditur sot në spitalin rajonal të Lezhës, teksa bënte detyrën e tij! Nga goditjet ka pësuar frakturë të nofullës e dëmtime të tjera, që kërkojnë trajtim të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë. Ky akt skandaloz që vjen në mënyrë të përsëritur në disa qytetet të vendit, tregon se sa të pasigurtë janë mjekët në punën e tyre e sa të pambrojtur nga qytetarë të papërgjegjshëm! Duke i shprehur solidaritetin kolegut Doda, por edhe të gjithë trupës së mjekëve, infermierëve e punonjësve të shëndetësisë që punojnë në kushte pasigurie, u bëj thirrje me forcë e urgjencë organeve ligjzbatuese për veprim sa më të shpejtë e strukturave përgjegjëse, ministrisë së shëndetësisë e policisë së shtetit t’u sigurojnë paprekshmërinë e mjekëve, në ushtrimin e profesionit të tyre fisnik! Përsëritja e këtyre akteve, tregon se nuk ka një veprim nga shteti e kjo është shumë e rëndë!

Në këtë vend të sigurtë e me mbrojtje shtetërore ndihen vetëm kriminelët.

Të fundit