Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, ministri Lleshaj e quan 'punë sekondash'

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, ministri Lleshaj e quan 'punë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në një konferencë për shtyp lidhur me rastin e Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi, i arrestuar dhe dhunuar nga policia mbrëmë në protestën e opozitës, para godinës së Parlamentit.

Lleshaj ka komentuar incidentin dhe tha se ky rast duhej të ishte menaxhuar më mirë dhe ndryshe nga policia.

“Do kishte qenë mirë që ata punonjës policie që u angazhuan në ndalimin e një prej organizatorëve të kishin bërë dicka ndryshe. Mirë do të ishte që siç duruan në mënyrë stoike, për orë të tëra nën zjarr të kishin menaxhuar ndryshe vetëm pak sekonda gjatë ndalimit personit në fjalë, ndonëse në kushtet e kundërshtim. Por episodi nuk mund të justifikojë histerinë e zjarrit real dhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe policinë”, tha ministri.

Të fundit