Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, Apeli lë në burg Rexhep Rrajën

Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, Apeli lë në burg Rexhep Rrajën

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë masën “arrest me burg” për Rexhep Rrajen, djalin e deputetit Rrahman Rraja, duke lënë në fuqi masën e gjykatës së Krujës.

Djali i deputetit apeloi masën e arrestit me burg duke kërkuar lirinë në Apel. Seanca nisi në orën 10:30. Rexhep Rraja nuk mori pjesë në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij.

Burime për ‘Balkanweb’ konfirmuan se trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zegjine Sollaku.

Teksa parashtronte provat në favor të klientit të tij, Ilir Murati, avokati mbrojtës i Rrajas pohoi se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje. Sipas Muratit, vepra penale e përndjekjes nuk qëndron.

“Vepra penale e përndjekjes nuk qëndron. Të shfuqizohet vendimi i gjykatës së Krujës. Të bëhet lirimi i klientit tim Rexhep Rraja. Xhisiela e ka bërë kallëzimin për xhelozi”, tha Murati.

Të fundit