Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, reagon Rama i LSI: Aleanca e Grave deputete, si shëmti e Kuvendit

Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, reagon Rama i LSI: Aleanca e Grave deputete, si

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar ashpër ndaj Aleancës së Grave Deputete për heshtjen që po mbajnë ndaj rastit të Xhisiela Malokut, vajzës së dhunuar nga djali i kolegut të tyre, Rrahman Rraja. Rama e konsideron këtë aleancë si shëmti të Kuvendit.

Deputeti i LSI thotë se kjo aleancë duhet të mblidhje dhe të tundte Kuvendin, Qeverinë, gjykatat dhe prokurorinë, por nuk e ka bërë, duke e lënë Xhisielën të vetme përballë opinionit të pushtetit.

Reagimi i Luan Ramës:

Një vajzë e dhunuar dhe Aleanca e Grave Deputete, si shëmti e Kuvendit ku edhe unë jam deputet!

Në Kuvendin e Shqipërisë ekziston edhe një forum; Aleanca e Grave Deputete.

Do të duhej të ishte mbledhur menjëherë sapo u mësua se Xhisiela Maloku është dhunuar, por nuk është mbledhur!

Do të duhej që të mblidhej e të tundte Kuvendin e Qeverinë, gjykatat e prokurorinë, po nuk e ka bërë!

Do të duhej t’i gjendej në krah e ta merrte në mbrojtje Xhisielën e dhunuar, por e ka lënë atë të braktisur e të vetme përballë opinionit e pushtetit!

Do të duhej të iniconte një aksion qytetar në të gjithë vendin kundër dhunës e barbarisë ndaj grave, por Aleanca e Grave Deputete hesht si shëmtia e Kuvendit ku edhe unë jam deputet!

Sa turp!

Të fundit