Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj Xhisielës, Rama bën përgjegjës Bashën: Lëshojeni vajzën, është pengu juaj

Dhuna ndaj Xhisielës, Rama bën përgjegjës Bashën:

Pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku foli për krijimin e një shteti paralel nga kryeministri Edi Rama, ky i fundit është përgjigjur nëpërmjet dy postimeve në ‘Twitter’.

Rama është përpjekur të bëjë sërish diversion sa i përket audio-përgjimit të Babales, duke pretenduar se ai dhe Basha dinë diçka që nuk do të rri e mbuluar gjithmonë.

“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin, dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”, shkruan Rama.

Sa i përket dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rama bën sërish përgjegjës Bashën dhe opozitën.

“Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s'e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po,padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd”, deklaron kryeministri.

‘Shteti paralel i ndërtuar në Shqipëri’, Lulzim Basha: Rama e pranoi dje ekzistencën e tij

Opozita gjermane zyrtarisht kundër Shqipërisë në BE: Bashkë me Serbinë të krijojnë ‘Unionin e Ballkanit Perëndimor’

Të fundit