Flash News

KRYESORE

Dhuna në Dibër/ Paloka: U organizua nga të njëjtët persona që kanë dalë në përgjimet e BILD

Dhuna në Dibër/ Paloka: U organizua nga të njëjtët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka përgënjeshtruar policinë e shtetit, duke thënë se në përplasjen mes qytetarëve dhe policisë në KZAZ-ënë e Dibrës, nuk është hedhur asnjë bombë molotov.

Sipas Palokës, ka patur vetëm protestues paqësorë në të drejtën e tyre kushtetuese për të kundërshtuar rikthimin e diktaturës në vend.

“E vetmja që ka qenë në paligjshmëri, ishte policia, e cila ka goditur me gaz lotsjellës protestuesit paqësore”, tha Paloka.

Gjatë deklaratës së tij për mediat ai publikoi edhe dy videot ku një infermiere dëshmonte se të lëndimet e policëve ishin si pasojë e gazit lotsjellës që kishin përdorur vetë ata.

Ndërsa në videon e dytë një qytetar dibran denoncon policinë për ushtrim dhune ndaj ti dhe familjes.

Sipas Palokës, kjo dhunë  në Dibër organizohet nga e njëjta bandë shtetëroro-kriminale që ka dalë në përgjimet e BILD-it.

“Në vend që Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditë të tjerë të ishin pas hekurave të burgut për shkatërrimin e proecit zgjedhor të Dibrës, ata janë janë të lirë dhe po organizojnë farsën e së dielës dhe dhunën shtetërore për llogari të Edi Ramës. Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditët me apo pa uniformë, me apo pa maska janë simbolet e Edi Ramës për 30 Qershorin në Dibër”, tha ndër të tjera Paloka.

Të fundit