Flash News

KRYESORE

Dhuna në familje “bllokon” Komisionin Parlamentar të Sigurisë, Noka akuzon policinë

Dhuna në familje “bllokon” Komisionin Parlamentar të

Dhuna në familje është diskutuar në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, duke ngjallur jo pak debate mes përfaëqsuesve të dy kampeve poltike. Për fat të keq rastet e dhunës janë shtuar. Sot dhuna në familje është kthyer në një fenomen çdo ditë e më shumë shqetësues pëe shoqërinë shqiptare. Rastet kur dhuna fizike e psikologjike degjeneron deri në vrasje, nuk janë pak. Vetëm një ditë më parë, një burrë nga Pogradeci vrau bashkëshorten e tij për shkak të xhelozisë, pasi dyshonte se e tradhtonte. Një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik këtë verë, ishte vrasja e gjyqtares së Shkodrës Fildez Hafizi nga ish-burri i saj në mes të ditës, në një zonë të populluar të kryeqytetit.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato tha para anëtarëve të komisionit se, policia po analizon rastet dhe po studion mënyrën e ndërhyrjes. Ati shtoi se për goditjen e rasteve të dhunës në familje nuk mjafton vetëm policia, por duhet edhe partneritet mes aktorëve të tjerë.

Por deputeti i PD, Flamur Noka ka ndërhyrë, duke u shprehur se “Kjo polici është e mbytur me drogë, qytetarët nuk kanë besim, pasi në polici janë kthyer të gjithë të inkriminuarit”.

Më tej Noka hodhi akuza mbi drejtuesit e policisë, duke thënë se janë të përfshirë në kultivimin e drogës.

“Të gjithë e dinë se kupola e policisë ka qenë e përfshirë në kultivimin e drogës. Këtë e thonë edhe raportet e ndërkombëtarëve, u shpreh Noka.

“Vettingun që doni ta nisni në polici niseni nga ministri i Brendshëm dhe kryeministri”, iu drejtua Flamur Noka mazhorancës.

Nga ana e saj kryetarja e komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj tha se nuk mund të flitet pa fakte. “Duhet të ballafaqohemi me të dhëna konkrete”, iu drejtua Felaj Flamur Nokës. Ndërsa, deputetja socialiste Elona Gjebrea tha se denoncimet në polici për dhunë në familje, janë rritur.

 

Të fundit