Flash News

KRYESORE

Dhuna në familje, burri qëllon gruan me sqepar në kokë, arrestohet nga policia   

Dhuna në familje, burri qëllon gruan me sqepar në kokë,

Shënohet një tjetër rast i dhunës në familje. Në Memaliaj burri ka qëlluar me sqepar në kokë dhe në pjesë të trupit gruan e tij.

Fatmirësisht, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, por me plagë në hapura në kokë dhe në trup.

“Në pranga është vënë Ferik Myrtaj, 65 vjeç pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka  goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj”, sqaron policia.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Rastet e dhunës në familje së fundmi kanë qenë të shpeshta. Kujtojmë se një ditë më parë në Tregun e Milotit, gruaja vrau me armë zjarri burrin, ndërsa pak ditë më parë në Durrës burri vrau gruan e tij.

Të fundit