Flash News

KRYESORE

Dhuna në familje, edhe 3 të arrestuar në Tiranë, autorët dhe ngjarjet e frikshme në familje

Dhuna në familje, edhe 3 të arrestuar në Tiranë,

Vazhdon dhuna në familje në vend. Edhe pse janë marrë masa kundër dhunesve, përsëri çdo ditë ka raste të reja, ngjarje të frikshme. raste që nuk i ngjajnë njeri –tjetrit, nga më të çuditshmet.  

Policia e Tiranës njofton se në vijim të punës së saj për parandalimin dhe evidentimin e dhunës në familje, ka arrestuar 3 shtetas, vetem gjate 24 oreve te fundit. Ne pranga sipas policise jane vene shtetasit Ilir Shahini, 42 vjeç, Ardit Neli, 28 vjeç dhe Fatush Peposhi, 27 vjeç.

Ilir Shahini, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ëmës, shtetases F.Sh.,68 vjeçe.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetë dhe një thikë në kushtet e armës së ftohtë pa leje.

Ardit Neli, 28 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases N.B., 25 vjeçe.

Fatush Peposhi, 27 vjeç, banues në Laknas u arrestua pasi në oborrin e banesës për motive të dobëta, ka goditur me thikë në kurriz vëllain, shtetasin M.P., 24 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit I.Sh., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.N., për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, dhe në ngarkim të shtetasit F.P., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.

Të fundit