Flash News

KRYESORE

Dhuna në familje nuk ndalet, xhaxhai plagos nipin, burri keqtrajton ish-gruan

Dhuna në familje nuk ndalet, xhaxhai plagos nipin, burri keqtrajton

Dhuna në familje çdo ditë po shënon rekordet e saj. Krime të ndryshme raportohen në vend, në 24 orët e fundit. Në Patos, xhaxhai plagos nipin me thikë, në tiranë nje 35-vjecar, pasi ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka përndjekur dhe kërcënuar ish – bashkëshorten, në Vlorë një burrë kanosi me mjete prerëse një femër, etj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Zharrës të Patosit, ku një 43-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij të mitur. Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se Gentjan Asllani akuzohet se ka goditur me mjete të ftohta 14-vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Gentjan Asllani, 43 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zharrëz, për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë në sup nipin 14- vjeçar, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij.  Policia e Tiranes ka arrestuar nje 35-vjecar, pasi ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka përndjekur dhe kërcënuar ish – bashkëshorten duke i krijuar frikë dhe pasiguri.

“Shërbimet e policisë të komisariatit nr.3, pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin Jetmir Sina, 35 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia. Arrestimi i tij, u krye pasi ky shtetas ka shkelur Urdhërin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e ka përndjekur në ambientet e punës, në rrugë si dhe e ka kërcënuar, duke i krijuar pasiguri dhe frikë, ish – bashkëshortes, shtetases O.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërsa policia e Vlorës ka arrestuar një 54 vjeçar me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes me mjete të ftohta prerëse të një shtetasje. Në pranga ka rënë Rahman Ademi, 54 vjeç, banues në Vlorë. Policia thotë se ky shtetas “më datë 15.10.2017, ka kanosur me mjete të ftohta prerëse (thikë), për motive të dobëta shtetasen E.M., 54 vjeçe”. Shtetasi Rahman Ademi prej hetimeve policore ka rezultuar se e ka përndjekur shtetasen E.M., për një kohë të gjatë. Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartë përmendur për veprat penale ”Kanosja”, ”Përndjekja”, dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Të fundit