Flash News

KRYESORE

"Dhuna në protesta”, Paloka u përgjigjet kritikëve: Ç'do të bënin qytetarët po të mos ishim ne

"Dhuna në protesta”, Paloka u përgjigjet kritikëve:

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, i është përgjigjur kritikës së deputetëve të CDU/CSU për dhunën në protesta

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Paloka u shpreh se janë pikërisht opozita (PD dhe LSI) që i mbajnë protestuesit të mos përshkallëzojnë situatën.

“Ata që bëjnë thirrje le të kuptojnë që protestuesit janë njerëz që Rama u ka marrë jetën dhe se nuk kanë çfarë humbasin”, tha ndër të tjera Paloka si përgjigje ndaj kritikëve.

“Presim që të shtunën pjesëmarrja të jetë më e madhe se herët e tjera. Është thënë shpesh kontrollohuni, mos bëni dhunë, por kushdo që e thotë le të kuptojë një gjë: Që po të mos ishin partitë protestat do merrnin tjetër rrugë. Qytetarët do shtynin dufin në çfarëdolloj mënyre. Ata që bëjnë thirrje le të kuptojnë që protestuesit janë njerëz që Rama u ka marrë jetën dhe se nuk kanë çfarë humbasin. Jemi ne që i mbajmë ata të mos përshkallëzojnë situatën”, u shpreh politikani i PD.

 

Të fundit